Fryma poetike e së dielës me poeten :-Zaide NOKA
Oj Hanë…
————————
O Hanë,hyjneshë dritëplotë!
Sonte ishe magjistare,
Mallin desha të ta tregoj,
Me fjalë drite ma dogje fare…
& & &
E qeshura
——————
Një e qeshur e bardhë
Mblodhi përreth çdo lloj të qeshure
Me shkak,pa shkak.
Kësisoj
E qeshura e madhe
Zgjatej e zgjatej.
S’kishte ndodhur ndonjëhere
Të bashkoheshin të qeshurat.
Gjithfarë zhurmash shponin qiellin
Sa u desh kohë të frenoheshin…
Për herë të parë dhe të fundit ndodhi çudia:
U krijua një e qeshur absurd…
/www.qendrapress.com/