Fryma poetike e së dielës me  poeten;-Zana PIRA

Nën petkun e hënës

( Fatos Arapit)

asnjëhere nuk është vonë

të bëjsh negociata me kohën

Natyrshëm është

Plagtë e kohës

nuk treten lehtë

vetëm me një shishe ujë

Duke shkelun nëpër fijet e holla

T’barit për t’kërku domosdo

Parmendën e ( Eskilit)

Derisa shi bie parreshtun.

në ombrellën e gurit

Bota duket kaq e vogël

Poet- ballë teje

mveshun me kujtimet e arrnume

nëpër memorien tëndë

duke shkruar poezi pahile

Nën petkun e hënës

Më pas

Nga largësia

Dëgjohet një melodi me pëshpërim lotesh

orkestruar nga vetë retë e bardha

Atëherë

(Fatos Arapi)

filloi ta ngadalësoj

Frymëmarrjen

Publicitet i bëri

Vdekjes!

Zana Pira.

/www.QendraPress.com/