Fryma poetike e së dielës me poeten;Adelina PALI
GJITHMONË TË ZGJEDH TY
————————————–
Edhe kur ti më lëndon
unë gjithmonë të zgjedh ty.
Edhe kur lotët më bien në faqe
dua të m’i fshish vetëm ti.
Edhe kur dua të përqafoj dikë, është
e pashmangshme, unë prap te zgjedh ty…
ADELINA PALI
@followers
@highlight
——————
Nëpër netët spërkatur me vezullimin e yjeve
Edhe hëna përthyhet e kërkon një tjetër dehje.
Lëshon rrezet e argjendta gjer thellë pyjeve
Ledhaton gjithçka e etur gjer në deje.
E dashuron ajrin, qiellin dhe natyrën,
Po për malin madhështor ka tjetër ndjesi.
Ndaj rrezepraruara afrohet, i puth fytyrën,
Ashtu, krenare i rri malit përbri.
Ah, do të zbresë atje ku fërgëllojnë lëndinat,
E lodhur nga qielli do nga mali të përkëdhelet.
Dhe befas mes zjarrmisë e ngjethin fërgëllimat,
Por mali sërish në ëndrrat e saj ngelet.
Dhe rri ashtu, shtrirë qiellit të pastër hëna,
Me dëshirën marrosëse të prehet diku… të ndjejë,
Të rendë livadheve, nëpër gjethet e rëna,
Veç të derdhë vështrime lozonjare larg, tej…
ADELINA PALI
@followers
@highlight
/www.QendraPress.com/