Fryma poetike e së dielës me poeten;Age Bilani LUKA
N’ATDHE…
—————————
Sot udhëtuam me avion,
Nga Torino per Shqipëri.
Kur e preku avioni këtë tokë
disa udhëtarë duartrokiten dhe
një thirrje lëshuan: “N’ATDHE”!
Aty mallin e kuptova,
se emigrantët vuajnë shumë.
Sytë me lot mua m’u mbushën
doja t’i fshihja…por spo mund.
Në at’ moment unë po filmoja.
Atë thirrje e kam filmua
E kuptova që malli i tyre.
Për pak ditë nuk ka për t’u shua.
Mallëngjyes ai moment
edhe prekës ishte shumë.
Ta dini te gjithë mirë,
emigrantët duan te jen këtu.
Atje s’rrinë për koklartësi,
por për ma mirë atje qëndrojnë.
I lutem te madhit zot,
vuajtjet t’ua lehtësojë!
/www.QendraPress.com/