Fryma poetike e së dielës me poeten:Albina CEKA
DIRIGJOJ
——————————
E heshtur tretem në melodi,
Dirigjoj refrenin që hidhet në fletë,
Në qetësi tretem në histori,
Se pena ka nisur dhe shkruan vetë.
E mallëngjyer tretem në kujtime,
Dirigjoj ngjyrat që më dhuroj jeta,
Pikturoj tik- takun e zemres time,
Se ajo e di ç’është e vërteta.
Rehatohem pa lotë, pa fjalë,
Dirigjoj orkestrën e shpirtit tim,
Penelin e lë të pikturoi i qetë,
sytë ngjyrë qielli plotë ndriçim.
/www.QendraPress.com/