Fryma poetike e së dielës me poeten:Albina CEKA

HANËS AMANET I LË ZEMREN!

————————————–

Sipër reve në një cep hane,

zemrën atje do t’rehatoj.

Se kjo jetë o plot me halle,

pa mëshirë ma copëtoj.

Sy e veshë o lartë në yje,

atje sipër kam me i fshehë.

Shpirtin e afroj pranë diellit

e sigurt ja lë ndor qiellit.

Mish e eshtra ja fal malit,

le ti djegë o në vullkan.

Për ty krejt i falem diellit,

t’më shkrijë e t’më bëj vajë.

Amanet hënës i le zemrën,

trashëgimi ty me ta lanë.

Vajë yjesh t’sjell prej qiellit,

të freskojë o trupin tënde.

Sy e veshë do i lë ndër yje,

amanet me të vrojtua ty.

Do të bëhem e jotja hije,

kur me trup s’do jem aty.

/www.QendraPress.com/