Fryma poetike e së dielës me poeten;Anila HOXHA
Në fije të perit varur një patkua
—————————————–
me gjasë fatin thërret, mban larg syrin e keq
Paradoks zëri i burrit në kuti
“Pasaportën zonjë, mirë se erdhe në Shqipëri”
Tundet si perde prej tyli
patkoi i hekurt, nën këtë erë
Që fryn e vrapon si kalë i pambathur
Pak besëtytni është fati
pak shenjti,
sidomos për dy qen te braktisur
Që mendja më thotë , më shohin pa ngjyra
Më kuptojnë bardhë e zi
megjithatë duhet të jenë të lumtur
nuhasin shpirtra kuajsh të lirë
Ndonëse mbi ta varur një patkua,
si Rubikoni
Që bën propagandë fati për të gjallët
Por kurrë në jetë të jetëve
ska për të prekur një lëndinë
/www.QendraPress.com/