Fryma poetike e së dielës me poeten;Anila KODRA

PËR TY ERDHA NGA QIELLI.

———————————–

Ai i thoshte gjithmonë, këta sy me lot

S’dua të ti shoh, se nuk ti duroj dot.

Pastaj qante bashkë me të, si fëmijë njësoj,

E deshi, sa ajo u dashurua dhe si veten nisi ta besojë.

Trishtuar i thoshte ai dot ty s’të shoh,

Kur ti je e mërzitur edhe nga zëri të njoh.

Mendimi në çast i turbullohej e fjalët nuk i vinin,

S’mund ta ndihmonte, bisedat në mes ngrinin.

Moj ti, thoshte ai, s’të shoh dot të mërzitur,

Se për ty erdha nga qielli për të të përtëritur.

Sa shumë ajo besoi vërtet ti andej vjen?

Zbret në këtë botë të madhe dhe mua më gjen?

Ai thoshte të dua, për mua qeshu gjithmonë,

Për këtë zbrita nga qielli dhe këtë kam mision.

Qeshte ajo dhe lumturohej besoi në dashuri,

Qesh ajo dhe tani ,se nuk e fsheh dot lumturinë.

/www.QendraPress.com/