Fryma poetike e së dielës me poeten;Anila TOTO
ËSHTË NATË E FTOHTË KJO NATË DHJETORI
—————————————————-
Është natë e ftohtë kjo natë dhjetori
Nga qielli nisën të bien flokë dëbore
Ja, një çlirim fryme del nga kraharori
Sikur lindja nisjen e një tjetër epoke.
Edhe duart e tua më duken të akullta
Ndërsa gjithçka ndiej më ka tradhtuar.
Unë ende mbaj sytë nga kishat e larta
Edhe pse ndihem përditë e kryqëzuar.
Në kohë të tilla, kohë të mbijetesës
Ku mes viruseve është pushtuar bota
Është kaq i dhimbsur çdo çast i jetës
E shtirrjet janë të dhimbshme, të kota.
Kur bie borë më kujtohet oh, fëmijëria!
E kthehem vajzë e vogël flokëverdhë
Që rend të luajë me gëzim e pasiguri
Sikur një flokëz bore e butë dhe e lehtë.
Anila Toto
/www.QendraPress.com/