Fryma poetike e së dielës më poeten;Brixhilde DEDE

I BURGOSURI YT

———————————-

Të kërkoj brenda shpirtit.

Aty ku lulëzojnë ngjyra jetë.

Hyj në brendësi e çmendem,

Harruar veten.

Mungesa e tij bën mallin të ulërijë në psherëtima zemre.

Vdiqa dhe u ktheva përsëri,

Vetëm për ty!

Pashë,.. më kërkoje pafundësisht.

I marrosuri, është i burgosuri yt!

Pa dashurinë e saj, nuk jeton detik.

Frymë hyjnore, ardhur nga perëndi!

Në deshe, eja si stuhi diellore.

Derdhur aurorën e shndritshme agimesh polare.

Në deshe, eja si zjarrmi yjesh netësh të argjendta,

Përmes dritash blu, dëshira të hyj në gjak.

Të përkëdhelë qelizat nënë kashtën e kurmit.

Ti vetëm eja!!

Brixhilda Dede

/www.QendraPrress.com/