Fryma poetike e së dielës me poeten:Buqe AGOLLI
Duaje jetën
—————————
Sa e shkurtër qenka jeta,
lum kush diti ta vlerësojë,
kush më shumë e kush më pak,
me çdo kusht atë të mbrojë,
here vjen si fllad pranvere,
aromë tmirë kundërmon,
herë stuhi e tërbuar,
ku çdo gjë e shkatërron.
Një herë lule trëndafili,
gjithë bahçes lulëzon,
herë si gjembi gjethes fshehur,
veç kur sheh dorën të shpon,
mos u tkur dhe mos u step,
sepse kështu e paska jeta,
herë të bën të fluturosh,
herë thua…unë e shkreta.
Falna jetën ta gëzojmë,
me të mira shëndet plot,
zemrat lumturi të kenë,
kurrë jo, sytë me lot,
herë përpjetë herë tatëpjeta,
herë e thartë,herë ëmbëlsirë,
dua jetën ta jetoj ,
Zot mendo për më mirë!
/www.QendraPress.com/