Fryma poetike e së dielës me poeten;Cerazela KONDI
Përse më do?
———
-Përse më do?
-Unë jam e mbushur me plagë.
-Do ti shëroj unë plagët.
-Kam shumë shënja në trupin tim.
-Do të ti puth shenjat.
-Kam dhimbje kudo.
-Do të kujdesem,të të kalojnë dhimbjet.
-Qaj shpesh.
-Do ti pi unë lotët,të qeshura do ti bëj.
-I kam frikë përqafimet.
-Do të të prek me kujdes.
-,Dhe ëndrrat e këqija?
-Do të të mbaj dorën gjith natën
deri sa të ikin.
-Dhe kur kam frikë?
-Bashkë do të luftojmë ,frikërat e tua.
-Ndjehem e plakur.
-Je ylli im.
-Dhe problemet e mija?
-Problemet TONA.
-Si do të shpëtoj?
-Do të dal unë përballë
Dhe do të mbroj!!
——-
Dialogu i një femre,që ka të drejtë
të jetojë
.Një sup të mbështesë kokën
të kërkojë.
Fjalë dhe vepra,që shpirtin
ta lehtësojnë!!
/www.QendraPress.com/