Fryma poetike e së dielës me poeten;Dafina CARKANJI

MALL PËR TY

———————–

Për ty lis kam shkruar shumë,

Se ti më pret,në krye të avllisë.

Dua të të shoh prapë si dikur,

Mbushur deri te dera e shtëpisë.

Ti lis i moçëm,përmbi shekullor,

Sa kujtime që më ke lënë.

Aty kam qarë,aty kam qeshur,

Por ty kurrë s’ta dëgjova zënë.

Nën hijen tënde kam kënduar,

Bashkë me nënën dhe babanë.

Syri yt përherë rri zgjuar,

Edhe tani…që ata nuk janë.

Na pret e përcjellë ti,po njësoj,

Edhe pse e ndien mungesën e tyre.

Gjethet e tua m’i sjell në ballkon,

Të më fshish me to,lotin e syve.

Dhe mes heshtjes sime të thellë,

Më vijnë në mendje,sa e sa kujtime.

Në poezitë e mia ato i kam sjellë,

Ti nuk je lis,por legjenda e kësaj shtëpie!

/www.QendraPress.com/