Fryma poetike e së dielës me poeten;Davë BEGU
Erë dashurie….
—————————-
-Era e dashurisë më pushton akoma më shumë tani në këtë fazë të jetës.
Ajo kundërmon aromën në çdo qelizë kur në partneritet kemi përzemër njëri-tjetrin.
Marëdhënia dashurore rritet në përmasa dhe bëhet më e thellë kur je këmbëngulës për të dashuruar dhe jo për të lënduar.
Dashuria mbulon çdo dhimbje, asgjëson çdo re të zezë, është burim i pa shtershëm,, zgjeron brigjet e zemrës, elektrizon dy trupa bashkë, lufton çdo betejë të jetës, dhe ne duhet ti kushtojmë vëmendje dhe ti japim rëndësi të madhe asaj që quhet dashuri.”
Unë e ti, kurrë se burgosëm dashurinë tonë, i dhamë dritë edhe në rrethana të errëta, dhe zemrën ja lamë peng njëri-tjetrit.
Le të imagjinojmë të ardhmen e largët i dashur, ashtu të vallëzojmë të dy bashkë pa frikë në valzin e mjerimit dhe dhimbjeve të kohës.
Ashtu puthshëm e të etshëm në ndjenjat e forta të dashurisë , në emocionet dhe pasionet e pa shmangshme , deri kur të marrim udhën për në shtratin e vdekjes, le të ecim mbi tokë me shpirtin luftarak e me të vetmen pasuri që ka emrin DASHURI.!
Ne e dimë që vetë Zoti na ka vendosur para shumë s’fidave, por na dha dhe fuqi ti përballojmë ato.
Ndaj dashuria ime ki besim, mos u ndrydh në pezmin tënd, kurajo forcë e vullnet, dil në fushë-betejë dhe lufto dhëmbë më dhëmbë me shpatën e shpirtit tënd të bukur e mos më thuaj më që nuk kam kohë të jetoj, fjalën vdekje më mos ta dëgjoj.
Të lutem mos më thuaj më do të të pres në qiellin e amshimit….
Ti e di mirë që shokun e jetës sime nuk ja fal vdekjes, unë nuk e gris virgjërinë e shpirtit tim edhe pse jam lodhur viteve, e sprovave që m’dhanë dhimbje, ku më rrëzuan e u ngrita, sërisht rrëzohem e ngrihem , mbahem e s’ndihem.
Sistemi shpirtërorë i imi investon akoma për ty.
Mos më prek më me fjalë të pa kuptimta e drithëruese o dashuri.
Sa herë që ndhemi të ligësht nuk duhet të themi se do vdes. ( larg qoftë ajo ditë ).
Le ta marrim jetën shtruar,me optimizëm, shpresë e besim të plotë. Të ngazëllehemi së bashkut, të mbushim z’brazëtitë pa menduar për afatin e skadimit të jetës.
Ne tani jemi veç dhurata e njëri-tjetrit.
Kemi mjaft kohë të disponueshme për të jetuar , e ti të më këndosh pa ndalur si gjithmonë e të përjetojmë dashurinë tonë gjersa të vijë koha që të bëhemi dhurata e Zotit.
/www.QendraPress.com/