Fryma poetike  e së dielës me poeten;Dea TOÇI

FOTOGRAFIA

Në foto mos më shih duke qeshur,

se foto është një sekondë momental,

brenda shpirtit mund të jem e tretur

dhe në foto duke qeshur dal.

Ka mijëra gënjeshtra në foton time

aq shumë sa ti dot nuk i kupton,

fiksoj momentin e bukur pa gabime,

çasti i shkrepur gjithë dhimbjen harron.

Dhe kështu gënjejmë njëri-tjetrin pa faj

se fajtori nuk jemi as unë e as ti,

është foto që kapi të bukurin detaj

dhe pas fshehu gjithë atë zymtësi.

Ti nuk do e dish sa e trishtë unë isha,

unë nuk do e di që t’më kuptoje nuk dije,

në shtigje të gabuara do humbim të dy

dhe faji do i mbetet një fotografie.

Dea Toçi – LUNATIK

/www.QendraPress.com/