Fryma poetike e së dielës me poeten;Drita POPAJ
VITET PO KALOJNË
————————–
Si kalorësit që kthehen
nga beteja e humbur
kokulur
mbi supet tona të drobitura
si mbi një urë të lashtë
vitet lënë gjurmë
tek ikin
E unë vazhdoj të pres
të më vish në ëndërr
DP
/www.QendraPress.com/