Fryma poetike  e së dielës me poeten;Ermira BEZATI

Princi i kaltër

———————

Dikur ëndërroja një princ me kalë,

Ndërsa sot më vjen për të qeshur.

Se kjo jetë nuk qenka si në përrallë,

Ata më të dobëtit ajo i le të zhveshur.

Ëndërroja të isha me fustan të bardhë,

Përkrah princit që tashmë kisha gjetur,

Askush nuk më tha, ej s’jemi në përrallë,

Ndaj zgjohu, zgjohu moj Hirushe fjetur.

Me kalë, apo pa kalë, doja që të vije,

Pa tituj, dhe dekorata në kraharor,

Të vije në mos edhe si varg poezie,

Aty mes rreshtave të t’prekia me dorë.

Sa jemi të vegjël na tregojnë përralla,

Me princa të kaltër,me kalë të bardhë,

Halli kur rritemi kuptojmë se janë andralla,

Dhe asgjë nuk do të jetë si në përrallë.

Ermira Bezati/31/01/24

/www.QendraPress.com/