Fryma poetike e së dielës me poeten;Esmeralda BREGAJ
Shtëpia ime
Qoshe e mbuluar në kujtime
Zemër e plagosur në mendime.
Vij me valixhe me mall
kujtimet i kam futur palë palë!
Ndalem pak e të shikoj
rudhat të paskan rëne mbi kokë
dhe suvaja berë grop.
Catia po bie nga vitet
a mos vallë nga malli po digjet ?!!
Kur te pragu më shikon
Jep urdhër kuvendon
Lundron,
Kërcen,
Dasmorët I mbledh.
Ohhh nis kënga e birbilit
Celin lulet sikur të ish mesi i prillit,
Kurorë nusërie vë mbi kokë
u ktheva tek ty o im Zot!!
Të ndrin nuri..
Të qesh buza..
Pse të lashë moj zonja grua!!
Ahhh
Erdha
U ktheva
Të putha
Su ngopa!!
U deha
U lëndova
U lumturova
……………
Do iki si zogjtë në shtegtime
Nuse e stolisur me aromë trëndeline
Do kthehem prapë tek ty foleja ime
Je arka e kujtimeve ku unë strehoj lumturinë time…
/www.QendraPress.com/