Fryma poetike e së dielës me poeten;Ganimete Jakupi DEMIRI

JETA VIRTUALE

——————————

Sa të lumtur duken njerëzit në fotografi

Sikur kanë lumturinë e gjithë botës

Ndërsa brendësinë e shpirtrave e kanë helm të zi

E fshehin si fasadat në çdo shtëpi

Disa shtiren si shumë të lumtur

E disa tjerë si shumë të vuajtur

Në jetën reale i njohim ndryshe

E në jetën virtuale na bëjnë me mëdyshje

Disa duken se bëjnë jetë luksi

E disa kërkojnë lëmoshë

Cilëve t’i besojmë në të vërtetë

Se mjaft mashtrime po bëhen në internet

Disave po t’ua lexosh statuset çuditesh për besë

Bëhesh konfuze se a I njoh vërtetë

Në statuset e tyre shfaqen shembullorë

E për veprat e tyre kërkohen me Interpol

Larg është jeta reale me atë virtuale

Asgjë nuk është ashtu si në fotografi

Gjithçka bëhet vetëm për vëmendje

Falsifikimi s’paska kufij

/www.QendraPress.com/