Fryma poetike e së dielës me poeten:Ira KOÇI
Trëndafila s’dua
——————————-
Trëndafila të kuq ngjitur nëpër mish,
mbi trup
Në mëngjes unë i mbjell,
në darkë ti m’i këput
Qetësia ime, zhvishet,
gjysmëturp
Dhe gjethet nga bluza,
i heq ti me ngut.
Trëndafila s’dua.
Aq më pak të kuqtë
Që ndezin shikimet.
Joshen gratë pafund.
S’më duhet i kuqi,i blujti,
as i bardhi
Madje,kot shpenzoni,
t’mi ngjisni te varri!
Përse nuk i dua unë lulet,
as jam femër?
Ja po ju rrëfej,
një sekret të mefshët.
Ata pak që desha,
lule s’më dhuruan
Mashtruesit-hipokritë
,me lule,më mashtruan.
Trëndafila s’dua! Protestoj.
Të asnjëlloj ngjyre!
Jam femër e çuditshme.
Por,
paskam dhe arsye!
/www.QendraPress.com/