Fryma poetike  e së dielës me poeten:Irena BIDA

MOSTRAT MINJ…

———————————-

Në sahanin tonë,

me urdhër të miut plak ,

që fut hundët, në çdo çanak,

erdhën, pa ftuar ca minj,

ca të murme, ca gri e ca të zinj,

ca të strukur, si nepërka ,

përdredhur si gjarpërinj .

Ca si kameleonë e krokodilë ,

ca kunadhe, dhelpra pa bisht

dhe turinjtë, futur në gjiriz.

Të pështirosur, qafirë ,

kapardisur, si zonja e zotërinj,

ata, që nuk janë ,

më shumë, se sa minj.

Por në fund shkojnë, për lesh ,

kur i dërgojnë në djall, në dreq.

Ju o minj, ç’doni në pjatat tona…!?

Mos u mundoni, t’i lëpini ,

futni kokën tek gjirizi ,

hani , pini , mos u qani,

kapardisuni, si zoti Kapllani .

E kur mostrat tuaja lëshoni ,

në kuvend, me poete, mos kuvendoni ,

do merrni mbrapa, ç’ka kërkoni.

Kini miun gjeneral, që merr bishtin në shalë,

nuk bëhet burrë, në ballë të dalë ,

lëshon minjtë, që fsheh ndër shalë .

E ky mi, në sy të botës ,

bëhet si shqiponjë, e shket si ngjalë ,

që nuk vlen asgjë, më shumë ,

je i ngordhur e kur je gjallë,

i mbërrthyer o mi, në çark.

Mblidhen minjtë, kuvendojnë ,

ku të futin turinjtë, mendojnë ,

ku do lëpihet, ky miu, “shqiponjë” .

Harrojnë këta minj të gjorë,

të mjerë, provokatore ,

që s’i lejojmë, të sulmojnë ,

se atje ku futin turinjtë,

nuk munden, të ushqehen, si zotërinjtë .

Se në fund të fundit ,

miu, mbetet mi e nuk bëhet dot , Zotëri…

E nëse s’je ZOTËRI ,

s’ ka vlerë të çmohesh, as flori.

U nis me mision, prapë miu ,

por ju zu vrima , këtij të ziut .

U turr i etur, i tërbuar ,

i mbeti dopio gjashta, në duar.

Na kishte dalë miu, për trim ,

duke ecur serbes, serbes ,

s’ kishte menduar, se macen do ndeshë ,

që kur i del përballë,

s’të le, të mbetesh gjallë .

Futen minjtë, si qorra,

të lagur qull, si horra.

Mblidhuni o minj në kuvend ,

dëgjoni kryetarin , se i duhet ushtri ,

si brejtës nxirrni dhëmbët ,

por jo, si zotërinj…

Këta minj të gjorë,

nuk dinë nga vërtiten ,

thërresin, kacafyten

E hiqen, si kaposhë ,

ata poture rrënjët ,

vinë vërdallë kot .

Ca të fryrë nga marazi ,

që s’u eci tek çaprazi …

Turren të zinjtë minj,

duan të hiqen, si arrinj .

S’ju bën dot askush konak ,

nuk gjejnë vrimë, ku të futen,

vetëm gjirizi, ka vend për ta ,

se miu mbetet mi, nuk bëhet dot pasha.

Ndaj dhe shpresë kemi shumë ,

minjtë e gjirizit , do hidhen në lumë …

Që të gjithë do t’i pastrojmë ,

të mos vinë më vërdallë ,

Në çark, t’i kapim të gjallë..

/www.QendraPress.com/