Fryma poetike e së dielës me poeten;Katerina BARBIERI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/12/katerina-Barbieri.jpg)
Sytë e dashuruar
——————————-
Sytë janë pasqyrë e kristaltë,
pastërtinë e shpirtit shpesh tregojnë,
si dy zjarre qe ndizen e fiken,
here ndrijnë si rubin por here edhe verbojnë
Sytë falin buzëqeshje dhe shikime,
digjen flake e zjarr ne qiellin gri,
sytë fshehin dhe shprehin dashurinë,
ne toke, ne qiell dhe ne yllësi
Dy sy si dy zjarre plot shpuze,
me veshin me flatra kur ndihem ngushtë,
dhe fluturat e bardha përmbi buze
pijne ëmbël nektar dhe dehen me musht
Dy sy si dy vatra zjarri,
me ngrohin ne shpirt e kraharor
dy sy si një kurore mali,
rrijn ne krye dhe me mbrojnë nga meteor
Dy sy me nje shikim magjik,
me lidhin me pranga këmbë e duar
dhe shpirtin ma marin si peng
duke me lënë ashtu te robëruar!
/www.QendraPress.com/