Fryma poetike e së dielës me poeten;Katerina BARBIERI

Nostalgji

———————————

Erdhi pranvera nje stine e re,

me flladin e saj si nuse stolisur

këtu brenda meje u zgjua nje ze

dhe ëndrra e kuqe,vallëzonte çakërdisur

Ku shkuan fjalët aq te ëmbla

qe brenda meje mbillnin dashuri

qeshte pranvera me flirte nusëruar

buzëqeshja ngjitej si flutur qiellit gri

Ku shkoi ajo vajza aq namuzqare,

qe derdhte shikime si, hëne è arte

skuqej,piqej,si qershiza ne peme,

ne natën e erret,ne natën e zjarrte

Po frymëmarrja e lehte, ashtu si puhize,

Valle,ku u fsheh,ku u ndalua,

ngjante me gjethet e pemëve ne vjeshte,

qe bien ne heshtje, pa fjale,pa lënduar

Nga fundi I shpirtit një zë me thërret,

dhe zgjon trupin lehtas, ashtu pa përtim,

një parfum i argjend mbi vale rrëshqet,

dhe nostalgjia me sqep çukit dashurinë!

Dua te vij

Dua te vi ne ty I dashur,

këtu e vetme ,s’mundem te rri,

bota me duket ashtu e verbër,

dhe largësia si terr I zi

Dua te vij me ty I dashur,

ndjehem një fije bari e humbur,

se malli,loti, me kane trishtuar,

dhe moti I turbullt, ne gji me ka tundur

Parfumin tënd akoma ruaj,

si me te bukurin premtim,

me shoqëron ne nete pa yje,

dhe shprese e blerte për një agim!

/www.QendraPress.com/