Fryma poetike e së dielës me poeten;Katerina BARBIERI

Poezia ime

———————-

Un jam një modeste poete,

vargu m’rrjedh si lumë me valë,

me to ngjyej qiej e dete,

lirika merr frymë ngadalë

Muza m’zbret lehtë nëpër vargje,

rrjedh si gjaku i kuq në damarë,

shtrihet ëmbël si vjeshta mbi parqe,

poezia si mjelmë e bardhe….

Refleksh metaforash si flokë – dielli,

mbi mallin e tretur e plot ëndërra,

retë strukur në gji i mban qielli,

dendur e ngrysur porsi mjegulla

Se muza më çelet si drita,

në flladin e lehtë pranveror,

si hëna derdh qeshje si çika,

e ndrojtur, çuditërisht meteor…

Asnjehere ty s’të kam braktisur,

se vargun e bëra buqet,

profumin me ar të qëndisur ,

më deh e më bën si një mbret!

/www.QendraPress.com/