Fryma poetike e së dielës me poeten:Katiola KAROLI

Pasqyra!

—————–

Pasqyra me vështron sytë e nxirë!

Heshtja ka fjalët e veta…

Kur dialogon me lotin e pafajshëm.

Kur fshihet e trembur ,e vërteta…

Brenda shpirtit një det dhimbjeje.

Zemra të rrahë dot më nuk mund.

Pasqyrën dua ta bëj thërrime.

Dhe pasqyrimin tim mos e shoh askund.

Trupi im stolisur me bizhu falso.

Ashtu si premtimet boshe të tuat.

E flak pasqyrën në terrin e natës.

Asgjë nga kjo jetë kujtim nuk dua.

Katiola26.10.2025

/www.QendraPress.com/