Fryma poetike e së dielës me poeten:Kumrie Avdyl SHALA

VUAJTJEN PËRKËDHELA

——————————————–

Nuk jam sundimtare e mëkatit,

as i mendimit të brishtë,

Vuajtjet do t’i përcjell me melodi dashurie

Edhe pse është e kamotshme dallga e mallit,

Mos më gjyko kur shpërthej!

As mos kërko nga unë pse,

Se, nuk të ngarkoj dot më vuajtjet e mia!

Ato vetëm te miat janë.

Dua t’i përkëdhel me këngë e valle

dhe me zërin e shterur të pleqërisë.

Më vete do t’i marrë nëpër stinë e vite,

Nëpër udhët e qytetit tim të bukur do t’i shëtisë,

vetëm e vetëm qe t’ia marrë hakun dashurisë pa dhembje.

/www.QendraPress.com/