Fryma poetike e së dielës me poeten;Kumrie Avdyli SHALA

NJERIU MË I FORTË SE GURI

—————————————————–

U shkapërderdh çdo gjë e bukur rreth teje,

e ti more forcën e guximin

dashurinë e mbylle në zemrën e copëtuar.

Në tokën pjellore hodhe farën e vazhdove ta punosh për “bukuri”,

që atëherë kur iku engjëlli pa dëshirën e tij e pa tëndën!

Eh, iku engjëlli…, por në fytyrë ta la buzëqeshjen në vend të lotit.

Ajo ditë e kobshme si ajo e “Titanikut”.

E zemra jote kushedi në sa copëza u thye!

Edhe sot e thyer në heshtje “buzëqeshë” dhe jeton çdo ditë me ëndje, vuajtje e kujtime.

Me vete mban forcën, guximin, bashkon dhembjet, plasaritjet, thyerjet e shpirtit dhe thur kurorën rreth e rreth ballit me yje që shndrisin për ta lumturuar shpirtin e thyer.

Kjo është forca që një femër mund ta përbijë,

prandanj ti, femër, je e fortë edhe pse nuk ta ka thënë asnjeri deri më tani?!

Vërtet nuk ta kanë thënë, sepse nga soji yt pak e kanë guximin tënd ta vazhdojnë jetën e ta thurin lumturinë mbi vuajtje.

Eeee sa shumë nga ne e lamë e fatin të iki nga duart e njoma!

E zemrat dënesin e përpëliten çdo natë të lume e mbesin në shtratin bosh pa yje dhe pa dashuri,

qoftë e rreme a e vërtetë.

E disa nga ne zgjodhëm që në këtë botë të bëjmë jetë asketi,

se ata nuk patën as forcën,

as guximin tonë që të jetojnë të “lumtur” me zemër të thyer çdo ditë.

Nuk kanë thënë kot se njeriu është më i fortë se guri,

jeton edhe i palumtur e “buzëqeshë” çdo ditë me dhembjen e shpirtit.

/www.QendraPress.com/