Fryma poetike e së dielës me poeten;Lavdije HOXHA

Eja biri i nënës!!

———————————

Për ty biri i nënës,

Shumë jam mërzit,

Si qiri nga …….malli,

Po tretem çdo ditë.

As nuk më hahet buka,

As gjumë nuk më flihet,

Mendoj veç për ty,

Fati yt nuk dihet.

Qysh ditën që ike

Bir nuk të kam parë,

U mbushën katër muaj,

Lotët s’më janë tharë.

Ke katër muaj bir,

Që s’komunikon,

Shpresoj të jesh gjallë,

Shpresoj se jeton.

Tek TV njerëz të humbur,

Nëna të kërkova,

Falënderoj Zotin,

Që zërin ta dëgjova.

Kthehu biri i nënës,

Dhe eja në shtëpi,

Të kam djalë të vetëm,

Nuk jetoj dot pa ty.

Ma gëzove zemrën,

Kur zërin ta dëgjova,

Prej mallit dhe gëzimit,

Unë për ty lotova.

Eja biri i nënës,

Eja sa më parë,

Eja bir se ndoshta,

Nënën se gjen gjallë.

Lavdije. Hoxha. 2. 6. 2024.

Këto vargje ja kushtoj nje djali 27- vjeçar që iku në mërgim dhe i shkëputi mardhenjet me familjen për katër muaj dhe nuk u bë i gjallë. Me ndihmën e tv. Njerëz të humbur djali rezulton i gjallë

/www.QendraPress.com/