Fryma poetike e së dielës me poeten;Lola MEÇAJ
Është i njëjti..Kosovë
—————————-
Atëherë t’i prenë degët, bisqet e njomë,
embrionin prej barku ta nxorën,
t’i shkulën rrënjët, ti shkundën,
ngelën ca copa si grami,
urishëm u shtuan për të tjera jetë.
Tëndja dhimbje mbledhur një grusht
t’u kthye në kthetra shqiponje
Është i njëjti.. po ai…
qëmoti quhej shkja i zi,
sot dhe nesër ujk i uritur
turrur mbi tëndin trup,
shkelur mbi tëndin dhe!
Lola. Meçaj
/www.QendraPress.com/