Fryma poetike e së dielës me poeten;Lubi H.TOTA
MË FAL !
Më fal !- të thashë unë ty, shpesh herë,
Se unë ta fala zemrën e vrarë,
Sa herë falje kërkon zemra e ndjerë,
Aq herë nga sytë lotët kan shkarë.
Besoj se ti do m’falësh një ditë,
Kur m’i sheh lotët që falje këkojnë,
Nuk kan faj lotët që m’rrjedhin nga sytë ,
Por kanë faj zemrat që dashurojnë.
Tinësisht sytë shpesh ti hidhja ,
E di gaboj , veten mallkoj,
Dhe e mërzitur, kudo që bridhja,
Herë kërkoj falje e her s’kërkoj.
Sa fort e shëjntë është dashuria ,
Se i ka rrënjët thellë në zemër,
Nuk di ti fsheh ndjenjat e mia,
Nga andrra më zgjon i shtrejnti emër .
Punoi Sulbie Shehu
/www.QendraPress.com/