Fryma poetike e së dielës me poeten;Luljeta LUBOVCI
PRIZRENIT
———————————–
Nga të gjitha këto vende të bukura.
Ti më bënë kaq të lumtur
Ti shkëlqen çdo ditë
Ti i vure flakën zemrës sime .
Në qoshet e tua kaq madhështore
Sytë e mi kërkojnë këto qoshe magjike.
Unë endem në mbrëmje pa rrezik
Mendoj kalanë e urën e gurit.
Ti shikon me mençuri si ujk.
Kudo që të jem do të kthehem dhe do të gjej Prizren.
Ti më pushton me ëmbëlsi dhe më mbulon.
Shpirti im i humbur të kërkon dhe të gjen.
Si një kalorës besnik që shërben vetëm.
Nuk mund të shprehem dhe duhet të hesht.
Si një bijë e ytja Prizren.
Unë do të këndoj një këngë që kam harruar melodinë.
/www.QendraPress.com/