Fryma poetike e së dielës me poeten;Maki Maqedonci CANOLLI

SOFËR ME PLUMBA E SHTRUAR

————————————–

Ja ku e ke shtruar me plumba,

sofrën ku gatova lirinë,

për darkën e kombit tim,

kur u ktheva vonë nga arat,

të bëja bukën e re misërishte,

për trimat, që

ende nuk janë kthyer nga malet.

Mitrovica kërkon prapë trima,

aty jo nuk fluturojnë

të gjitha shqipet e lira të Kosovës.

Shtruar me plumba e ke

armiku im i vjetër,

me të njëjtën qime!

Dëshira ime e ndaluar tani,

nga paqja e botës,

për lirinë plotë të vendlindjes sime,

për tërë trollin tim,

po pret në sirtarët

e tavolinave diplomatike,

me njërën dorë

në sofrën e plumbave,

që t’i hamë bashkë një ditë.

/www.QendraPress.com/