Fryma poetike e së hënës me poeten:Marigona ZEKAJ
Malli i Mërgimtarit_
—————————————
Sa mall kamë për ty
Sa edhe nëse vdes
Do të nisëm për tek ti
Krejt këtë rrugë të gjatë
Që po e bëj je ti nënë
Me ta pa lotin e me ta fshi
Sa vite që kaluan
Nuk ju pava as s`ju përqafova
Dashurinë e familjes
Aromën e nënës krejt e harrova
Ato mbrëmjet e bukura
Kur vija në shtëpi
Për dritë të hënës
Ato fjalët a je lodhur
Që i dëgjoja prej nënës
Vitet më shkuan
E më plakën në mërgim
Do vi atje ku s’ka siguri
Por është qetësia e shpirtit tim
Kurrë s`pata mundësi lirisht
Frymë të marrë nuk pata kohë
Mërgimi forcën e fundit
Ai ma ka marrë
Uroj tê gjej të gjallë
Ajo të më përqafon
Uroj në familje
Asnjë të mos mungon.
/www.qendrapress.com/