Fryma poetike e së dielës me  poeten;Mejrem Kajolli TUSHA

Hijet e të kaluarës

E kaluara është hije

Të ndjek, të jep dhimbje

Të xiglon

Zgjon kujtime

Të shtyn në mendime.

Ndonjëherë të frikshme

Ndonjëherë të shishme.

Jeta është e magjikshme

Të mahnit me ndryshime

Vet duhet të gjesh zgjidhje

Asgjë nuk është e paaritshme.

Hijet le të ndjekin

Punë tjetër nuk kanë

Jetën me ne e ndajnë

Për atë na rijnë pranë

Dritën e madhe e mbajnë.

Hije të na bëjnë.

/www.QendraPress.com/