Fryma poetike e së dielës me poeten;Mejrem Kajolli TUSHA
HIJA E SHQIPONJËS
—————————-
Shqiponjë e maleve
flutur mes lulesh
bukuria e qiellit
shndrit nga sytë e tu.
Antigonë,
ikonë e trimërisë
Sybukura shqipe
dashuruar në liri
Nektarin e jetës
dhurove atdheut
Mbrojte dheun flori
në agun e rinisë.
Kujtimi për ty
jeton në zemrat tona
Hija yte e njomë
e përqafon Dardaninë.
Lavdi!
/www.QendraPress.com/