Fryma poetike e së dielës me poeten:Mimoza Maria AJDHOMI

MOS LUAJ

———————–

Mos luaj të lutem me fjalët që vrasin

dhe heshtjen time, mos e quaj dobësi.

Ti gremis çastet që na ngjitën horizonteve,

unë ndërtoj strehë për të shenjtën dashuri.

Se fjala është si plumbi, që del e s’kthehet

dhe plagë i hap shpirtit, që nuk kanë shërim.

Ti i jep rëndësi saktësisë të shënjestrës,

s’numërove kurrë plagët e shpirtit tim.

/ëëë.QendraPress.com/