Fryma poetike e së dielës me poeten;Mimoza Maria AJDHONI
ERDHE VALLË?
———————————-
Erdhe vallë në jetën time?
Apo thjesht të ëndërrova.
Sytë i ktheva rreth e rrotull
edhe krahun e ndryshova.
Kërkova imazhin tënd,
nuk e gjeta afër meje,
por e ndjeva praninë tënde,
hije e turbullt e një reje.
Sytë i mbylla përsëri
dhe tu luta ëndrra ime,
zbriti yjet në çdo natë
dhe largohu në agime.
Po nuk erdhe këtë vjeshtë,
po më le prapë të vetmuar,
sytë e mi s’do mbyllen më,
ëndrra ime e harruar.
/www.QendraPress.com/