Fryma poetike e së dielës me poeten;Minire  Rukovci HYSENI

QETËSIA

——————–

Sa e mirë është qetësia

çoft kudo e përherë

të triumfoj tek tërbimet

të dal fituese çdoherë.

Edhe deti kur është i qetë

të ofron me urtësi

Në mes të detit, bënë dhe gjumë

fiton besimin e tij.

Kështu kur është i qetë

leht lundron dhe barka

edhe dielli kur është i qetë

lëshon rreze të arta.

Po nëse tërbohet,

të shkund pa mëshirë.

Mos e humb qetësinë

o ti det i mirë.

Po njeriu, është i qetë

kur pozitivisht mendon

ka qetësi shpirtërore

qetësisht edhe pushon!

/www.QendraPress.com/