Fryma poetike e së dielës me poeten;Miranda KABASHI
Mall
—————————-
Mbas shumë vitesh u ktheva
Malli më përvëloi xhan
Por ne shtëpi nuk gjeta asnjë
Nënë dhe babë të dy më lanë.
Më mori malli për shtëpinë
M’u dogj shpirti për së largu
Sapo hapa derën e vjetër
Lotët rodhën çurg tek pragu
Derë e vjetër plot kujtime
Nëna ulej dhe me priste
– Do me vije djali që nga larg
Zërin ngrinte dhe bërtiste!
Babai në këmbë me bastun
Fshehur fshinte një pikë loti
-Erdhe bir, ma gëzove zemrën
Mbushe shtëpinë si qëmoti.
Në dorezë ishte varur nje zemër
Ja kisha dhuruar kohë më parë
Foto i bëra derës së vjetër
Në shtëpinë time në mur ta var.
Vajta të shikoja prindërit
Një tufë lule i çova dhe cigarë
Avionit hipa dhe u largova
Në zemër mbaj kujtime dhe mall
Miranda Kabashi
( frymezuar nga një foto ku gjejnë veten jo vetëm prinderit e mi, por dhe shumë të tjerë )
Philadelphia
06/13/2024
/www.QendraPress.com/