Fryma poetike e së dielës me poeten;Mirela LIPO
VJESHTË “VETMI” …
————————————
S’di, si vjeshta iku pa ty,
Pa të parë të paktën,
Një herë të vetme.
Sa herë matem të vij aty,
Rruga, çuditërisht,
mbulohet me gjethe .
Për të mos të trembur
eci haplehtë,
Prej zhurmës së gjetheve të thata
Dridhem, porsi fletë .
Më flet ëmbël të rivij…
Ah, s’u duruaka,
jo, vjeshta pa Ty!
/www.QendraPress.com/