Fryma poetike e së dielës me poeten;Nasia XHEMALAJ
Përherë dy valixhe. (Për emigrantët)
—————————————
Sa herë shkojë në Atdhe,
përherë në duar me dy valixhe,
një e mbush me rroba e këpucë
dhe tjetrën, për nënën, ushqime.
Pushojmë nga një javë për çdo stinë,
vetëm gushti është mbreti i dëfrimit,
më lejon dy javë të plota të shijojë,
të shkrehem në kulmet e malleve e dashurive.
Të dyja valixhet të mbushura plot,
ndonjëherë i shtyp me gjunjë që të mbyllen,
tek e para, përkujdesja e vetes rëndon,
tek e dyta, malli e dashuria.
Më qorton nëna – u lodhe moj bijë,
-pse harxhohesh, kemi këtu plotë,
bëjë veshin e shurdhët se buxhetin ja di,
që si dalin e kolonë hollë-hollë.
Kur kthehem, sërish dy valixhe,
ajo me rroba e njëjtë mbushur,
të dytën ma mbush nëna e s’ja thyej dot zemrën,
me lakra qep, mandarina e limona…
-Këto janë ndryshe më thotë , si gjen atje,
dhe i marrë përsëri dy valixhe mbushur,
të parën e dini s’ka vlerë t’ju a them,
e dyta me mall e dashuri dendur…
/www.qendrapress.com/