Fryma poetike e së dielës me  poeten:Natasha LIMAJ

Elegji për Admirin

————————–

Miri – Miri… dorë floriri…

Kërcet kujen syferina

Ç’na bëre Admir Kanina…

Njerëzit nxijnë si ulliri

Ç’na bëre hatan’o Miri…

Rënkon deti , dridhet mali

Ku vete, o Miri djali…

Qan e kullon vllezëria

Çohu Admir bukuria…

Shoqëria më me bujë

Pse , o Mir, për ty, kjo kujë ?…

Shumë pak tridhjetë e pesë

Miri ç’na” preve “ në besë…

O Mirush le dhimbje shumë

Prindërve në zemër plumb…

Ç’të them për vëlla e motër

U dhe thikë e s’u dhe lodër…

Kush të pa e s’plas e thëna

Hajde djalë që ka bërë nëna…

Sa të qeshi dashuria

Siç deshe dhe perëndia…

Ta plotësoi , si asnjë tjetër

Të dy zenitit , si mbretër…

Nuk vonoi as të gënjeu

Brenda vitit të shpërbleu…

Me ëngjëllin Solomon

Që me sy po të kërkon…

Miri – Miri …, si na le ?…

Dy bistak e mua tre…

Në krevat si në fole

Frymfundin derdhe mbi ne…

Pritna të na rriten pak

Pend’e krahë si fluturak…

Qiellnatës yjet prush

Ne me dorë yllit MIRUSH!…

Dhimbje e pa përballueshme!…

/www.QendraPress.com/