Fryma poetike e së dielës me poeten;Nexha REÇICA
SYTË E TU
————————-
Janë det i qetë
që më merr në përqafim
kur unë notoj.
Janë të etur
edhe atëherë
kur janë në lum.
Sytë e tu të pagjumë
janë baladë e trojeve tona
që xixëllojnë në errësirë.
Sytë e tu janë Atdheu
që kërkon nga ta shpëtim.
/www.QendraPress.com/