Fryma poetike e së dielës me poeten:Nexha REÇICA/Heshtja më bëhet fjalë/

HESHTJA MË BËHET FJALË

——————————————–

Mos mbaj në mua mëri

fati nganjëherë flet me zë

për të mos dëgjuar

klithjet e shpirtit

që në heshtje rri.

Të të dehë

e të mbështjell gjarpëruar

atëherë kur të zë në befasi

dhe kur thyen gëzhojën

të të prek në cipë

e ta prish heshtjen.

Andaj,

mos mbaj mëri

në mes dallgësh të trazuara

që në grusht mbanë

plagën time të re.

N.Reçica

/www.QendraPress.com/