Fryma poetike e së dielës më poeten;Nurie Maliqi BADUNI
LE TË BËHEM QULL
————————————–
Atë dritë magjike në sytë e tu,
Askund gjatë jetës nuk e ndeshi,
Hovet rinore kraharorit bënë vend,
Dashurisë i pëshpëriti tek veshi:
“Le të bëhem qull, petale nën vesë,
Herë lule e butë, e egër ndër stinë,
Trupit do të t’i derdh perla detesh,
Buzëve do t’i shkri magjinë.
Nëse ai do të dijë se çfarë pres,
Të shkrijë ajzbergët brenda meje,
Në det do kthehem e në lumenj,
Do kristalizohem në grimca reje.
Në çdo qelizë do t’i bëhem pjesë,
E më tej do t’i lodroj ndër vena,
Drithërimat që marr nga trupi i tij,
Shndërrohen në miliarda ndjenja.”
Të dy u bënë pjesë e së tërës,
Jetës i dhanë tjetër kuptim,
Njera dorë ka nevojë për tjetrën,
Dashuria nuk njeh kurrë harrim.
N. Baduni 29.06.2024
/www.QendraPrress.com/