Fryma poetike e së dielës me poeten;Pranvera QERIMI
Zanë e malit
———————–
Pluhurin ajo e thith,
Dheu për të është ushqim.
Mua vetmia ma thith gjakun…
Gjakun, si shushunjë.
Zemra më është përvëluar,
Si një xham i rrezatuar,
që do pëlcas, nëse e prek me duar.
Gjoksi më është bërë me vrima,
Gozhda bën vend aty.
Mendimet e mia,
as rrufeja si ndalon.
Ëndrrat e mia janë me të ditën.
Eh jo natën…
E zhvesha mendjen time,
por asnjëherë trupin e saj.
Shok i lotëve jam.
Kuis si një bagllamë dere,
jo për trupin e gufum të një femre,
por për shpirtin e saj.
Që më strehoi,
si nje zog në fole.
E tani që po vdes…
Po e hedhë kallëpin e dhëmbëve,
Po ua lë te tjerëve dhuratë.
/www.QendraPress.com/