Fryma poetike  e së dielës me poetin;Qazim THAÇI

Prizreni dhe dhembja e kujtimeve

_________________________________________

Prizreni, asnjëherë derën nuk e mbylli as për miq e jo-miq

Që ta kalosh Urën e Gurit e të çmallesh me atë të Lanetit
Zejet e dikurshme si relikt të kohës kujtohen bile edhe pushkatarët

E zambakët sikur sodisin këtë dynja dhe vrasin harresën e At-dheut

Prizreni, sikur vret Besën e Lidhjes, në shenjë trishtimi

 Se i ikën bijtë  këtij qyteti në heshtje, si në kohë kolere

E malli për Nanën Rukë, i ngjanë dhembjes së syrit

Athua si ti emërtojmë tani festat kur ska as erë simitesh

Me aspirinë shoqërojmë natën deri në agimin e festës

E sikur mallin e vendlindjes e bëjmë inat për ata  që janë larg

Shushurima e Bushtricës ende  respekton edhe vdekjet e  dallandysheve

E  profesor Nexhati kalit mitin e kalit duke dashur kaq shumë ritin e  qytetit. 

Gëzimi ,me ethet e Alpeve mat dashurinë e Vërrinit,si Bashkimi

Arbeni kujton Nanën e tim At  në shenjë  festimi

Kujtimet sikur policë bashkohor  na orientojnë mendjen

Në At- dheun plotë dhembje e plotë trishtim ku na ikin ata pa kthim   

Si ta kujtoj emrin e tim Ati

———————————–

Si ta kujtojë emrin e tim Ati, kur dhembja është kala

Që jetën e degdisi në Hamburgun e largët

Me mallin e madh  për Atdhe e fëmijërinë  të humbur botës

I rritur jetimë e me jetën e vetmuar larg secilës dashuri

E si ta emërtojë respektin që ai kishte për ne

Kur në gusht  vinte ngarkuar  ma mall e dhembshuri

Ai që heshtjen e kishte mbretërore,e fjalën flori

Si Posedoni mbretë e bënte pushimin e tij…………

 Po si ta kujtojë emrin e tij kur malli bëhet murrlan

Sepse buzëqeshjen në vendlindje nuk kishte stuhi të ia ndalë

Ai që me virtytin e Zeusit numëronte dekadat e jetës në dhe të huaj

Si gjithmonë me ëndrrën e Muzhlakut, që te jetë qiell i lirisë.

/www.QendraPress.com/