Fryma poetike e së dielës me poeten;Rovena SHUTERIQI

Nga pena që s’të harron

————————————–

Lodruan kujtimet mbi hidhërimin e buzëve të thara.

Belbëzimet kërcyen si tingujt e violinës telkëputur.

Lotët rimbushën oazet që rënkonin në grahma.

Memoria u mpi, statike qëndroi tek sytë e munguar.

Vetvetiu dora, preku gjurmët e duarve të tua mbi flokë.

Më pas ledhatoi gushën e tejngopur nga puthjet.

Kërkoi pranë vetes, në ijë, trupin tënd të ngrohtë.

Por e gjeti veç në germa, nga pena që s’të harron!

/www.QendraPress.com/