Fryma poetike  e së dielës me poeten;Setki Q.JASHARI

Mos luani me dashurinë…

—————————–

Si drenushe, më zbrisje malit

Flokët shpinës, si krehka e kalit

Më hiqeshe, si qelibar e zallit

Por ishe sorë, ishe soj i djallit

Kurrë moj vajzë, mua s’ma vare

Më silleshe, si mushkë xanxare

Vlerësove veten, si margaritarë

Kërkoje me yje, të bësh pazare

Mos loz moj çupkë, me mua

S’jam as dardhë, as dhe ftua

Nuk jam si ai peshku në krua

Jam petrit, fluturoj ku të dua

Shumë keq, ushqeve marzinë

E shkele me këmbë, mirësinë

Mos m’përbuz mua dashurinë

Mos m’zemro, pash perëndinë

S’po qaj për dashurin e humbur

Pse plaga shpirtin, më ka tretur

Më mashtroi çobankë e bukur

Nuk më doli, si më ishte dukur

Munden dhimbjet kur je n’bilik, i ri

Dhe më mirë, kur je një djalë veziri

Ka shumë’ njerëz me shpirt xhevahiri

Ka plot që dinë të dhurojnë dashuri

/www.QendraPress.com/