Fryma poetike e së dielës me poeten:Shire DHIMA

Ca kujtime!

————————–

Me gërshërë i krasiti koha ca kujtime

Vetëm ca kujtime ruajtën sythat zgjuar

Ca kujtime ,zbresin bashkë me agime

Rezistuan mjegullës se harrimit ,erdhën duke vrapuar.

Aty u ngjizën kujtimet ,vendit nuk I mbajnë dhëmbët

E para flet rruga,sa kujtime ruan në sirtarë

Sa herë me rrugën , tokën se preknin këmbët

Shkisnim të dyja ,sikur bënim ski mbi borën qelibar.

Po hëna pendë argjend,sa kujtime di ,nuk I ka treguar

Nën dritën e saj ,shihnim naten kur fshihej

Sa here yjet zbrisnin, vallëzonim përqafuar

Lumturia në sytë tanë, nën drita krihej.

Sheshi nën pallat ,filloi të tregoj me të qarë

Zërat kur luanim ,I dëgjon natën në gjumë

Gjallërinë si pranvera , më se ka parë

Vetëm lumi rrugët I ndërron, përsëri është lum.

Shtëllizën kujtimet,dhe porta foli menjëherë

Këtu nëna më priste sa herë kur Isha larguar

Krahët përgatitur t’më merrte në prehër

Dashuria brenda saj ,një pemë e gjelbëruar.

Sa kujtime ! vetëm ëndrra mi tregon me sërë

Përdore sjellin gjumin,pastaj xhirojnë diskun

Ankohet gjumi s’mjafton nata e tërë

Herë tjetër ,dy në një le ta presin rriskun.

Një kujtim është një bot,një roman I palexuar

Brenda jetës tonë takohen herët a vonë

Ndoshta nuk takohen ,në rrugët e kohës kryqëzuar

Kujtime që qeshin dhe qajnë,sa ndjenja zgjon.

Kujtime që bëjnë me të qarë,lotin rrëmbyer

Në moment mërzitja gribosur, I shfryn hundët

I lajmëroi lotët, brënda tejet të zhgënjyer

Një kujtim që bëri erën ndër lot të lëkundet.

Kështu është jeta,iken dhe mbjell kujtime

Ndonjëherë mbijnë , ndonjëherë acari I cyt

Sa herë kthej kokën, mbërthyer mallëngjime

Jeta det me kujtime,të zhyt por nuk të mbyt

/www.QendraPress.com/